236 trajtime me Qeliza Staminale në vitin 2018.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018, brenda grupit më të madh të bankave të qelizave staminale Famicord Group, janë kryer 236 trajtime me qeliza staminale nga kordoni i kërthizës, që është një numër rekord i cili  po rritet ndjeshëm nga viti në vit.


Pacientët e moshës 1 deri në 88 vjeç u trajtuan, duke treguar se qelizat staminale të kordonit të kërthizës mund të përdoren në çdo kohë gjatë jetës. Qelizat staminale u përdorën si nga fëmijët nga të cilët ishin marrë qelizat staminale ashtu edhe nga të afërmit e fëmijës.


Terapitë mbuluan një numër të madh sëmundjesh në fusha të ndryshme të mjekësisë. Janë trajtuar fëmijët me:

  • çrregullime hematologjike të tilla si leuçemia, talasemia ose anemia,
  • Sëmundje neurologjike të tilla si autizmi dhe paraliza cerebrale, si dhe
  • të rriturit me sëmundje të kyceve dhe shtyllës kurrizore si gonartroza dhe lëndimet e  kurrizit dhe një numër i madh i pacientëve me sëmundje neurologjike të tilla si aksidentet vaskulare cerebrale, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Lu Gerig.



Një numri të madh të pacientëve i është rikthyer shikimi tek sëmundjet e syrit sic janë atrofia e nervit optik, dhe retiniti pigmentoz. Në studimet e fundit, u trajtuan fëmijët me diabet tip 1.

BioSave Foundation, në bashkëpunim me Grupin Famicord, mundëson trajtimin me qeliza staminale të këtyre dhe shumë sëmundjeve të tjera në më shumë se 100 spitale në Evropë me të cilat bashkëpunon Grupi Famicord.


Kjo është arsyeja pse ruajtja e qelizave staminale është e rëndësishme.

 

Përfitime të veçanta në Gusht :

Me nënshkrimin e kontratës për ruajtjen e qelizave staminale të fëmijës tuaj deri në fund të muajit gusht, ju do të përfitoni një zbritje prej 236 EUR. Për çdo udhëzim shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në 068 40 29 253/ 068 40 29 160, ose në email.

BSfondacija-logo-t (1).png

Përfitime shtesë

  • Nuk ka parapagim. Pagesa bëhet vetëm pas marrjes së konfirmimit se mostra është përgatitur dhe ruajtur me sukses në bankën tonë të qelizave staminale.
  • Mundësia e pagesës përmes kredisë me 36 këste me interes 8-11%, nga 55 € / muaj.
Linqe të dobishme

Për ju dhe fëmijën tuaj kujdeset ekipi më i madh në vend dhe rajon. Ai përbëhet nga 33 profesionistë të fushës së mjekësisë:  10 mjekë, biokimistë, mami, infërmiere, mikrobiologë dhe staf tjetër i kualifikuar.


Mirë se vini në BioSave!