Shtatzëna, vendosni patjetër rripin e sigurisë!

Zonjat shtatzënë nuk duhet të ngurrojnë që të ngasin makinën gjatë shtatzanisë. Natyrisht, kushti më i rëndësishëm është që ato të ndjehen mirë. Nëse keni përzierje të shpeshta, marrje mendsh ose ndonjë shqetësim tjetër të cilat mund të ndikojnë në përqëndrim tuaj, mos e ngisni makinën. Këto shqetësime janë të zakonshme në muajt e parë të shtatzanisë, dhe është më mirë në këtë periudhë të zgjidhet një mjet tjetër transporti. Nëse nuk keni shqetësime dhe vendosni të ngisni makinën, patjetër vendoseni rripin e sigurisë.

 

Domethënë, gratë shtatzëna duhet ta vendosin pjesën e poshtme të rripit poshtë barkut, dhe pjesën e sipërme, sipër barkut.

slika 2.jpeg

 

Vendosja e rripit të sigurisë nën sqetulla nuk lejohet, sepse në rast aksidenti mund të ndodhin dëmtime serioze dhe madje edhe vdekje.

 

Me krenari vendoseni ngjitësin “Grua shtatzënë në makinë” 

Në mënyrë që të rritet siguria e gruas shtatzënë në makinë, është e dobishme që pjesëmarrësit e tjerë në trafik të jenë të vetëdijshëm se makina po drejtohet nga një grua shtatzënë e cila mund të ketë reflekse më të ngadalshme, ose është në ulësen e pasagjerëve, dhe për këtë arsye duhet të lëvizni me kujdes të vecantë. Pra, kur të jeni shtatzënë, me krenari mund të ngjisni një ngjitese “Grua shtatzënë në makinë”!

 

Nënat e ardhshme mund të jenë edhe jashtzakonisht të kujdesshme dhe të përdorin rripa të vecantë kur ngasin makinën

 

Rripi i sigurisë i cili lidhet në tre pika duhet të jetë i siguruar mirë dhe duhet të kalojë nën bark(edhe atëherë kur gruaja ulet në ulësen e pasagjerit). Vetëm në këtë mënyrë në rast aksidenti mund të shmangni presionin në bark.

 

slika 3.jpeg 

I dizajnuar posacërisht për gratë shtatzëna

  

Shtojca të vecanta për lidhjen e rripit të sigurisë të cilat fiksohen poshtë barkut dhe në gjoks.

slika 4.jpeg

I dizajnuar posacërisht për gratë shtatzëna

Përvec se kanë përgjegjësi për veten e tyre, nënat e ardhshme duhet të jenë më të kujdesshme, pasi gjithashtu kujdesen edhe për jetën e fëmijës. Pak vështirësi për të vendosur rripin e sigurisë duhet të kalojnë të gjitha gratë shtatzëna para se të fillojnë të ngasin makinën. Megjithatë, siguria nuk ka cmim, dhe të gjitha përpjekjet ia vlejnë.

Në rast të një aksidenti, gratë shtatzëna që nuk kanë vendosur rripin e sigurisë mund të marrin dëmtime të tilla si ruptura (carja) e uterusit i cili është i rritur tek gratë shtatzëna, deri në dëmtim edhe të fetusit.

Në tremujorin e fundit të shtatzanisë, gruaja duhet të ngasë makinën vetëm në distanca të shkurtëra.

Arsyeja është se fëmija cdo ditë  bëhet më e madhe, dhe ka më pak hapsirë në bark, dhe nuk i pëlqen  kur nëna ulet e mbledhur dhe e shtyp me rripin e sigurisë, dhe shpesh i kthehet me levizjë të butë, goditje të buta, ku këto goditje mund të sëmurin nënën dhe kështu ajo e humb përqëndrimin nga rruga.

 

Statistikat tregojnë se 60 përqind e udhëtarëve të vdekur nuk kanë vendosur rripin e sigurisë në makinë.

Gjashtë javë para lindjes gruaja shtatzënë nuk do të duhej të ngiste makinën vetëm, por idealja do të ishte që ajo të ishtë vetëm pasagjere.