Pyetje dhe përgjigje: Pse Bio Save

Në këtë rast dhe sot zgjedhja më e mirë do të ishte: Bio Save.

Pse? Vendimin që të përdoren qeliza më të reja staminale pluripotente për të shpëtuar jetën, e jep mjeku. Ai mjekon dhe mban përgjegjësine. Atij i nevojitet nivel i lartë cilesie i përpunimit të qelizave staminale, të dhëna të detajuara të anamnezës dhe miratim nga ana e organeve rregullatore në bazë të ligjit për medikamentet dhe pajisjet mjeksore.

Lejën për depozitimin e qelizave staminale e kanë të gjithë bankat e gjakut të kordonit të kërthizës. Ështe e domosdoshme të dini që lejën për përdorimin e qelizave staminale për mjekimin e fëmijës Tuaj, të vëllait ose motrës së tij ose për dhurim nuk e kanë të gjithë bankat.

Sipas dëshirës së shumë prindërve të ardhshëm, ju propozojmë 10 pyetje që duhet të bëni, ku thuhet ajo qëështë realisht e rëndësishme nësituata serioze, në mënyrë që të bëni vetë krahasimin e bankave dhe njëkohësisht japim edhe përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve.

1.Sa vite përvojë në ruajtjen e gjakut të kordonit të kërthizës ka banka?

FamiCord është një nga bankat lider ndërmjet bankave të qelizave staminale në Evropë me mbi 15 vite përvojë.

2.Sa kampionë të qelizave staminale ka ruajtur deri tani FamiCord Group?

FamiCord Group deri tani ka përpunuar dhe ruajtur mbi 210.000 kampione.

3.A zotëron banka standardin GMP?

FamiCord Group zotëron standardin GMP si dhe certifikata të tjera të rëndësishme nga të cilat mund të veçohet certificate AABB (American Association of Blood Banks) – të cilën e zotërojnë vetëm bankat më të mira të qelizave staminale në botë.

4.Sa përvojëka banka në përdorimin e gjakut të kordonit të kërthizës për mjekimin e fëmijës (dhe të vëllait ose motrës së sëmurë)?

FamiCord Group ka numrin më të madh të trajtimeve me qeliza staminale të kordonit të kërthizës, mbi 700 mjekime.

5.A kryhet vlerësimi i historisë familjare të sëmundjes?

Për përftimin e një panorame sa më të qartë për cilësinë e mostrës të gjakut nga kordoni dhe të mundësisë së implementimit, FamiCord Group kryen vlerësimin e anamnezës së histories familjare të sëmundjes para lindjes, e cila përfshin 33 pyetje si dhe vlerësimin e anamnezës së historisë së sëmundjes së nënës dhe të fëmijës pas lindjes, e cila përfshin 25 pyetje.

6.A mund të përdoren mostrat nga gjaku i kordonit të kërthizës të depozituara tek FamiCord Group për trajtimin e qelizave staminale?

FamiCord Group disponon aprovim për trajtim të qelizave staminale, si për vetë fëmijën (autologe), ashtu edhe për vëllanë ose motrën (alogene), por edhe si ndihmë ndaj të tjerëve (donacion). 

7.Transporti i gjakut a kryhet vetëm gjatë ditëve të punës apo edhe në fundjavë dhe festa, pra në cilën mënyrë?

Për një numër sa më të madh qelizash por edhe për një cilësi sa më të mirë, është e nevojshme që gjaku të vijë në kohë sa më të shkurtër nga materniteti tek banka. Shërbim logjistik në Bio Save punon 24h në ditë për 365 ditë në vit, por krahas kësaj, Bio Save ka bashkëpunim edhe me shërbimin DHL "Medical Express" (përdor certikatën Q) që është i specialuzar për transport të materialit biologjik por edhe me shërbimin e specializuar Gjerman të transportit Der Kurier, organizohet transporti i mostrave të gjakut të kordonit të kërthizës për 365 ditë në vit.

8.Në rast nevoje për mjekim, kush i përballon shpenzimet e transportit të qelizave staminale deri tek klinika në të cilën kryhet mjekimi?

Bio Save, në rast implementimi terapeutik mbulon shpenzimet e transportit të qelizave staminale deri në çdo spital në botë.

9.A mund të organizojë banka implementim terapeutik për fëmijën Tuaj?

FamiCord Group është e vetmja bankë në Evropë që ka klinikën e tij për mjekim me qeliza staminale. Me kampionet nga FamiCord Group deri tani janë mjekuar 1.200 pacientë.

10.Përse Bio Save është zgjedhje logjike?

Në botë ka një numër të madh bankash të cilat ruajnë qelizat staminale. Sfida e vërtetë është implementimi i qelizave staminale në terapi. Fondacioni Bio Save i mundëson në rast nevoje fëmijës tuaj akses në mbi 100 spitale në të gjithë botën, të cilat kanë përvojë shumëvjecare në mjekimin me qelizat staminale.