AABB

Certifikata AABB është certifikatë e cila unifikon bankat e qelizave staminale, spitalet dhe punonjësit e mjekësisë në program të përbashkët trajnimi për cilësinë më të lartë të transplantimit në botë. Standardi përfshin të gjithë hapat në procedurën me qelizat staminale – nga grumbullimi, tek transporti, përpunimi dhe testimi i qelizave staminale, deri tek ruajtja, e më pas edhe dërgimi në spital dhe transplantimi i qelizave staminale. Zotërimi i këtij standardi garanton që mostra Juaj do të pranohet për mjekim në të gjithë spitalet në botë.

Certifikatën AABB e zotërojnë 1700 spitale në mbi 80 vende të botës. AABB është një nga vetëm tre certifikatat që janë akredituar nga Organizata Ndërkombëtare për Cilësinë e mbrojtjes së shëndetit. Certifikata AABB është harmonizuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001, i cili është niveli më i lartë i standartizimit në industri dhe shërbime.

Certifikata rinovohet çdo 2 vjet vetëm pas trajnimit disa ditor për çdo institucion ose individ të çertifikuar.