FamiCord Group
Në kërkimet tona përparojmë vazhdimisht me përdorimin dhe cilësinë e qelizave staminale nga gjaku i kërthizës. Në bazë të përvojës tonë shumëvjecare, jemi bërë autoritet i njohur në të gjithë fushat e qelizave staminale nga gjaku i kërthizës dhe dimë se çfarë është e rëndësishme për prindërit e ardhshëm dhe mjekët e tyre. Për shkak të kësaj, qelizat staminale të fëmijës tuaj janë në duart më të mira.
FamiCord punon në labaratorin e tij special të teknologjisë së lartë.
Të gjithë hapat e rëndësishëm – përpunimin dhe ruajtjen afatgjatë – FamiCord Group i bën vetë. Këto detyra i kryejnë bashkëpunëtorët e laboratorëve tanë të teknologjisë së lartë në shumë vende të Evropës, ku punohet në përputhje me standardin GMP. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizojmë kërkesat tona të larta në pikpamje të cilësisë, e cila në shumë aspekte i tejkalon standardet më të larta mjekësore.
FamiCord Group zotëron standard të lartë të Shoqatës Amerikane AABB – të bankave për ruajtjen e qelizave staminale, që garanton që mostra Juaj të pranohet për mjekim në të gjithë spitalet në botë.
Standardi ISO garanton procedurat teknologjike më cilësore në përpunimin dhe ruajtjen e qelizave staminale.