Fondacioni BioSave në kongresin për trajtime me qeliza staminale në Miami

Fondacioni BioSave ishte përfaqësues për Ballkanin në kongresin më të madh në botë për ruajtjen dhe trajtimin me qeliza staminale, i cili u mbajt në Miami, SHBA nga 14 shtatori deri më 16 shtator 2018. Fondacioni u përfaqësua nga Presidenti i Fondacionit BioSave Nebojša Petrović dhe drejtori mjekësor i Fondacionit BioSave Aleksandar Antović.bio-save-u-majamiju (1).jpeg

Gjatë tre ditëve të Kongresit u paraqitën arritjet më të fundit në trajtimin me qeliza staminale.

Përveç leksioneve, u festua edhe tridhjetë vjetori i terapisë së parë me qeliza staminale të kordonit kërthizor ku morën pjesë pacienti i parë Matthew Farrow dhe mjeku që kreu transplantimin e parë të qelizave staminale, Dr. Eliane Gluckman. Mateu, atëherë një djalë 5 vjeçar kishte një sëmundje të pashërueshme Anemia e Fanconit dhe shpëtimi i tij i vetëm ishin qelizat  staminale që ai i mori nga motra e tij e lindur atë vit. Dr. Gluckman ishte një pionier trim që kryente transplantin e parë në një spital në Paris, dhe falë kësaj, Mateu është i gjallë sot dhe po edukon çiftet e reja për rëndësinë e ruajtjes së qelizave staminale.maticne-celije-kongres-2018-30-godina.jpeg

 

Grafiku me njerëzit e përfshirë në transplantimin e parë të qelizave staminale

 

Përveç terapive standarde ( në të cilat sot e konsiderojmë edhe aneminë e Fanconit), leksionet  treguan edhe hulumtimet e fundit në fushën e trajtimit me qeliza staminale të tumoreve të ndryshme, sëmundjeve neurologjike dhe infeksioneve.

Disa nga sëmundjet në të cilat trajtmi me qeliza staminale po tregon rezultate të shkëlqyera janë autizmi, paraliza cerebrale, diabeti, skleroza multiple, viruse të ndryshme (hepatiti B, virusi Zika, HIV), tumoret e traktit gastrointestinal, tumoret e trurit dhe shumë sëmundje të tjera.

Përveç qelizave staminale, është treguar mundësia e trajtimit me anë të qelizave të tjera të gjetura në gjak nga kordoni i kërthizës, si monocitet dhe qelizat NK, në mënyrë që çdo element i gjakut të kordonit të kërthizës të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme.

Arritjet e fundit përfshijnë përhapjen e qelizave staminale, të cilat në çdo mostër të mbledhur, pavarësisht nga numri i qelizave staminale, do të përdoren për sëmundje të shumta.

Kongresi ka treguar se ka një të ardhme të bukur në të cilën shumë sëmundje serioze do të mund të trajtohen me qeliza staminale dhe se qelizat staminale janë e ardhmja e mjekësisë.

Në mënyrë që procesi i mbledhjes së qelizave staminale, trajtimit dhe përdorimit të mëvonshëm të realizohet sipas standardeve botërore, janë përkujdesur mjekët e Shoqatës Amerikane të Bankave të Gjakut (AABB), të cilët ishin partnerë të kongresit dhe me të cilët Fondacioni BioSave kanë arritur bashkëpunim të suksesshëm.

Në foton në titull: Matthew Farrow dhe Frances Werter, president i Fondacionit më të madh në botë për terapinë me qeliza staminale – Parents Guide Cord Blood Foundation