Qelizat staminale kanë dhënë rezultate të mira për trajtimin e sklerozës multiple

Një studim ndërkombëtar ka treguar se transplantimi i qelizave staminale mund të sjellë ndryshime të mëdha pozitive për shumë njerëz me sklerozë multiple, thanë mjekët që morën pjesë në këtë analizë. 

Rezultatet e studimit ndërkombëtar tregojnë se ky transplant mund të ndalojë sëmundjen dhe të lehtësojë simptomat, raporton BBC.

Procedura konsiston në shkatërrimin e sistemit imunitar të pacientit duke përdorur medikamente kundër kancerit dhe pastaj rindërtimin e  sistemit imunitar me anë të transplantimit të qelizave staminale.

Pak më shumë se 100 pacientë morën pjesë në një studim në spitalet e Çikagos, SHBA, Sheffield në Britani, Uppsala në Suedi dhe Sao Paolo në Brazil. Të gjithë ata kishin pasur  sklerozë multiple me largim të periudhës së rikthimit të sëmundjës,  dhe tërheqjen afatgjatë të shenjave të sëmundjes, përkatësisht remisionit.

Rezultatet e përkohshme u botuan në takimin vjetor të Shoqatës Europiane për Transplantimin e palcës së kockave në Lisbonë.

Në studim, pacientët morën ose terapi medikamentozë ose transplantim të qelizave staminale me terapi HSCT. Pacientët në grupin që u trajtuan me qelizat stamiale të transplantuara kanë vërejtur një rënie të paaftësisë, ndërsa simptomat janë përkeqësuar në  grupin tjetër.

Një vit më vonë, kishte vetëm një rast të rikthimit të sëmundjes në grupin që u trajtuan me qeliza staminale krahasuar me 39 në grupin e dytë që morën medikamente.

Pas monitorimit të pacientëve për një mesatare prej tre vjetësh, transplantimi dështoi në tre nga 52 pacientë (gjashtë përqind), krahasuar me 30 nga 50 pacientët (60 përqind) nga grupi i kontrollit të trajtuar me medikamente, njoftoi BBC.

Profesor Richard Bert, një studiues kryesor në Universitetin Northëestern në Çikago, tha për BBC se të dhënat ishin "mahnitëse" në favor të transplantimit në krahasim me medikamentet më të mira në dispozicion.

"Komuniteti neurologjik ishte skeptik për këtë terapi, por këto rezultate do ta ndryshojnë atë", tha Bert.

U tretmanu se koristi hemoterapija da se uništi oštećeni imuni sistem i zatim se matične ćelije uzete iz krvi i koštane srži pacijenta ponovo ubacuju. Ove ćelije nisu pogođene multipla sklerozom i one ponovo i grade imuni sistem pacijenta.
Trajtimi përdor kimioterapinë për të shkatërruar sistemin imunitar të dëmtuar dhe pastaj qelizat staminale të marra nga gjaku dhe palca e kockave të pacientit janë ri-futur. Këto qeliza nuk janë të prekura nga skleroza multiple dhe ato ri-ndërtojnë sistemin imunitar të pacientit.


Profesor Bazil Sharok, një neurolog në spitalin Rojal Holamshir, tha se hulumtimi është ende në fazën e tranzicionit, por nëse kjo merret parasysh, ky është rezultati më i mirë që shihet në çdo studim të sklerozës multiple.


Mjekët sugjerojnë se ky trajtim nuk i përshtatet të gjithë pacientëve me sklerozë multiple dhe se procesi mund të jetë i rëndë, duke përfshirë kimioterapinë dhe disa javë të izolimit në spitale.


Doktor Suzana Kolhilhas tha se transplantimi i qelizave staminale HSCT së shpejti do të njihet si një trajtim i themeluar në Angli dhe se atëherë do të ishte një prioritet për të siguruar që pacientët që mund t’i ndihmojë kjo terapi,  do ta merrnin këtë terapi.


Skleroza multiple është një sëmundje kronike inflamatore e sistemit nervor qendror, dhe vlerësohet se rreth 700,000 njerëz vuajnë prej saj në Evropë, nga të cilët rreth 75 përqind janë gra.