Për Rrugën e Qumështit në Maj

 

Rruga e Qumështit është një program njëmujor i përgatitjes për prindërit e ardhshëm. Ofron edukim në një sërë temash që ndihmojnë prindërit të përgatiten për tëpritur lindjen dhe ditët e para me foshnjën.

Programi fillon më 21 Maj 2019.

Kalimi nëpër Rrugën e Qumështit:

  • Njihuni  me të gjitha momentet e rëndësishme të lindjes dhe çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje;
  • Do të mësoni aftësitë e ushqyerjes me gji - si të stimuloni laktacionin dhe si ta poziciononi fëmijën në gji;
  • Do të përgatiteni për ditën e parë në shtëpi me fëmijën tuaj;
  • Do të mësoni përgjigjet në pyetjet që prindërit zakonisht i bëjnë pediatrit; 
  • Cila është mënyra për një lëkurë të shëndetshme të  fëmijës?
  • Do të mësoni aftësitë e zhvillimit të hershëm stimulues të të sapolindurve dhe fëmijëve të vegjël;
  • Do të mësoni si të stimuloni komunikimin, të folurit dhe gjuhën tek fëmija; 
  • Do ta shikoni botën nga perspektiva e fëmijës, do të ecni në këpucët e fëmijës suaj.

 

Rruga e Qumështit është një program specifik për arsye që:

 

  • Prezenca e të dy prindërve të ardhshëm është e mirëseardhur. të dy partnerët;
  • Programi është falas, dhe zgjat një muaj;
  • Përfshin 4 leksione me kohëzgjatje nga 2 orë;
  • Leksionet janë nga ora 18:30 deri në 20:30, ditë pune, 1 herë në javë;
  • Leksionet do mbahen në hapsirat e Hotel Xheko Imperial, Tiranë, nën organizimin e kompanisë Bio Save.

Bio Save: Rruga e Qumështit - PROGRAMI

21.05.2019 -''Shtatezania dhe Pergatitja per Lindje“Ass.Prof.Eliona Demaliaj Ph.D,Drejtoreshe e Maternitetit "Mbreteresha Geraldine"

-"Qelizat Staminale,nje shprese me shume!"-Prof.Dr.Anila Godo,Shefe Sherbimit te Onkohematologjise Pediatrike,Spitali Pediatrise,QSUT
28.05.2019 -''Kujdesi per te porsalindurin”
Sajmira Aderaj, Infermiere dhe Trajnere e Kujdesit Perinatal, ABC Health Foundation 

-"Ruajtja e Qelizave Staminale"Dr.Dorela Kroni,Drejtor Mjekesor,Bio Save Tirane.

04.06.2019 -''Regjimi ushqimor ne shtatezani dhe ne gjidhenie” Arlinda Garuci, Nutricioniste dhe Erboriste,

"Disa keshilla per dhembe te shendetshem" Valbona Lila Beja Msc ne Dentistry Pediatrike,Universiteti i 'La Sapienza"Rome,Itali

 

11.06.2019 – ''Pyetjet e para per Neonatologun! ”Dr.Niketa Koliçi, Drejtor i Departamentit te Neonatologjise, Spitali Amerikan Nr.3


 

Shtatzënia është një periudhë unike në jetën e çdo gruaje, një kohë kur një grua përgatitet për rolin e saj biologjik për t'u bërë nënë. Çdo grua ndjen momentin kur ajo është e gatshme të veprojë si një nënë. Ndonjëherë lindshmëria ishte roli më i rëndësishëm për një grua, por sot është ndryshe. Gruaja e harmonizon jetesën e saj të tanishme me sfidat e amësisë.

Çiftet që presin fëmijë, befas vërejnë se "ka më shumë gra shtatzëna sesa më parë", reagojnë ndaj sjelljes së fëmijës, fillojnë të ju interesojnë  historitë prindërore për fëmijët, përvojat në rritjen e fëmijëve dhe dëgjojnë  këshilla të ndryshme. Ata hyjnë në një botë të re në mënyrë të pashmangshme. 

Shumica e grave duan që të ushqejnë me gji, por shpesh dështojnë të arrijnë dëshirën e tyre. Këshilla që vijnë nga të gjitha anët shpesh sjellin konfuzion. Ushqyerja me gji dhe kujdesi për foshnjën është një rrugë që zgjat. Për të arritur qëllimin, rruga duhet të përgatitet. Është e domosdoshme që prindërit e ardhshëm të kuptojnë se si një fëmijë përjeton botën rreth tij, nënës, babait, asaj se si komunikon, sa i nevojitet ushqim, cfarë është ajo që foshnjës i pëlqen ...

Dëshira jonë është të mbështesim të gjitha gratë shtatzëna që dëshirojnë të ushqejnë me gji. Gratë shtatzëna do të marrin këshilla praktike, do të mësojnë të ndjekin shenjat e trupit të tyre, të njohin kërkesat e foshnjës. Pika e parë në Rrugën e Qumështit është lindja, e cila ngjall kurreshtje në gratë. Qëllimi ynë është ta shpegojmë procesin e lindjes në një mënyrë që është e pranueshme për gratë shtatzëna. Ne duam që gratë shtatzëna të kuptojnë se çfarë ndodh gjatë lindjes, cilat janë fazat e lindjes, mësoni për  analgjezinë epidurale, vizitohet materniteti.

Të nderuara gra shtatzëna, Rruga e Qumështit do t'ju mësojë gjithçka që ju duhet të dini për të qenë një kontribuese e ekipit që po asiston lindjen tuaj, në kohën kur fillon lindja juaj.

Arritja në shtëpi me fëmijën tuaj është një ditë e bukur e shumëpritur! Ne do ta bëjmë atë edhe më të bukur.
Ne do t'ju përgatisim për hapin e ardhshëm të prindërimit.

Përmes Rrugës së Qumështit do të udhëhiqeni nga ekspertët më të lartë në fushën e gjinekologjisë, pediatrisë, infermierisë ,ushqyerjes me gji  dhe ekspert të fushave të ndryshme që interesojnë kujdesin antenatal, gjatë shtatzanisë dhe postnatal, nga kompania Bio Save. 

 

Programi realizohet në katër takime, një herë në javë, në kohëzgjatje prej dy orësh. Është parashikuar të formohen dy grupe në çdo cikël.

 

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, prania është e mundur me aplikim të mëparshëm.

 

Për tu regjistruar për Rrugën e Qumështit në Maj të vitit 2018, telefononi në 068 4029160