Qelizat staminale shërojnë edhe problemet me zemrën tek fëmijët

Terapia me qeliza staminale përdoret shumë në transplantin e palcës së kockës. 

Shkencëtarët gjithashtu kërkojnë aktivisht nevojën potenciale të këtyre qelizave të gjithanshme në trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, në spektër të gjërë, nga dëmtimi i shtyllës kurrizore deri në sëmundjen Alzhaimer. Mjekët në universitetin e shtetit Merilend kanë përdorur prej kohësh qeliza staminale në mënyrë të re dhe të guximshme, duke i injektuar ato direkt në zemrën e dëmtuar të fëmijës katërmuajshe.

Hoze Salinas Salgado përgatitet për ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në jetën e tij të shkurtër. Bebja katërmuajshe i lindur me problem në zemër sepse dhomëza e djathtë e zemrës së saj ështe tepër e vogël ose mungon fare. Operacioni kirurgjikal bëhet duke ridrejtuar rrymën e gjakut rreth dëmtimit por gjatë operacionit mjekët e tij kanë provuar diçka radikale.

“Ne bashkëlidhëm venën e tij me pjesën e sipërme të trupit direkt në arterien pulmonare, por gjatë këtij operacioni, para përfundimit, injektuam qelizat staminale direkt në dhomëzën e djathtë të zemrës për të përforcuar ose gjeneruar këtë dhomëz të djathtë”, shpjegon Sandzej Kausal nga Universiteti për Zërin e Amerikës.

Hoze është një nga rreth 1.000 bebet e lindura me hipoplasti të dhomëzës(ventrikulit) së majtë të zemrës çdo vit. Kjo është mangësia më komplekse e lindur e zemrës. Arsyeja për shkak të së cilës kanë provuar terapinë me qëlizat staminale është sepse operacioni, edhe pse i suksesshëm, është zgjidhje afatshkurtër.

“Përpiqemi që këtë ta parandalojmë, përpiqemi që të përmirësojmë rezultatin dhe që të vendosim nëse mund të implementojmë qelizat staminale në dhomëzën e djathtë të zemrës për ta përforcuar ose gjeneruar dhe bërë atë më të fortë, që pacientët të mund të jetojnë më gjatë,dhe të kenë jetë më të lumtur”, ka theksuar Kausal.

Gjashtëdhjetë e pesë përqind e bebeve të lindur me këtë mangësi, jetojnë më gjatë se pesë vjet, ndërsa 30 % e bebeve siç është Hoze, të cilët kanë marrë qeliza staminale, janë pjesë e studimit që teston nëse qelizat staminale e forcojnë zemrën.

Kjo është një nga kërkimet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të cilat shfrytëzohen qelizat staminale për gjenerimin ose forcimin e dhomëzës(ventrikulit) së djathtë të zemrës”, thotë Kausal.

Do të duhen disa vite për të vendosur nëse terapia është efektive, por në qoftë se po – kjo do të hapte dyert edhe për lloje të tjera terapish me qelizat staminale ne pediatri.