Muaji i ndërgjegjësimit për gjakun e kordonit
Dhuratë prej 10 vitesh shtesë në muajin Korrik
Muaji korrik është shpallur në mbarë Botën si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së gjakut të kordonit të foshnjës. Në fakt është gjaku që mblidhet gjatë lindjes nga placenta e foshnjës dhe kordoni i kërthizës që e lidh atë me nënën. Edhe mjekëve iu deshën vite për të kuptuar se sa i dobishëm mund të ishte ky gjak për shkak të qelizave staminale specifike që përmban. Sot ato përdoren në të gjithë botën për të trajtuar sëmundje të shumta dhe muajin korrik e përdorim për të “shpëtuar jetë” duke përhapur informacion dhe duke edukuar njerëzit për mundësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe rëndësinë e ruajtjes së gjakut gjatë lindjes.
Ashtu si çdo korrik, Bio Save po i bashkohet posaçërisht këtij aksioni dhe të gjitha grave shtatzëna që vendosin të ruajnë qelizat staminale të foshnjës së tyre në Bio Save deri në fund të korrikut, ju dhurojmë 10 vite të tjera ruajtje të qelizave staminale - 30 vjet ruajtje me çmimin e 20.
Ne ju kemi ofruar edhe kushtet më të mira të pagesave. Përveç mënyrave të zakonshme, pagesa mund të bëhet edhe me kredi deri në 36 këste me 0% interes.
Përfitoni nga një mundësi që ju jepet një herë në jetë. Ruani qelizat staminale të foshnjës tuaj në bankën më të madhe të qelizave staminale në Evropë!
Për të caktuar një takim dhe konsultim falas, mund të na kontaktoni në numrin 068 4029160 ose me email në info@biosave.al.
A e dinit se?
Për shkak të ndërgjegjësimit të pazhvilluar për rëndësinë e ruajtjes së qelizave staminale të gjakut të kordonit, mbi 95% e lindjeve në botë ndodhin pa një mostër të ruajtur të gjakut të kordonit?
Edhe pse qelizat staminale u zbuluan prej vitit 1978, ato u përdorën për herë të parë për trajtim në vitin 1988. Që atëherë, nis ngritja e rëndësisë së tyre në mjekësi.
Sot përdoren në trajtimin e leucemisë, sëmundjeve të ndryshme të gjakut, sëmundjes së Alzheimerit, çrregullimeve të sistemit imunitar etj.
Vitet e fundit, shuma më e madhe e shpenzimeve në mjekësi është investuar në kërkime që përdorin qelizat staminale për trajtim.
Rafael Nadal, Cristiano Ronaldo dhe David Beckham të gjithë kanë përdorur qeliza staminale nga kordoni i kërthizës për të trajtuar lëndimet e tyre.