Tipet e qelizve staminale

Qelizat staminale mund të ndahen në kategori të ndryshme  në varësi të dukurive të tyre. Një nga ndarjet është në qeliza embrionale dhe të rritura. Të rriturat më tej ndahen në qeliza staminale të palcës së kockës dhe qeliza staminale të kordonit të kërthizës të cilat quhen edhe paraardhës të qelizave staminale.

Qelizat staminale embrionale

Qelizat staminale embrionale janë tip qelizash të cilat ofrojnë më shumë mundësi dmth mund të zhvillohen në cilindo ind ose tip qelize. Megjithatë, ato shfrytëzohen vetëm për qëllime kërkimore dhe për të kuptuarit më të mirë të aftësive të qelizave staminale. Përdorimi i tyre për qëllime terapie ngre probleme të mëdha etike, duke patur parasysh që pas grumbullimit të qelizave embrionët asgjësohen.

Qelizat e rritura staminale

Qelizat staminale të rritura (adulte) ndahen në qeliza staminale nga palca e kockës dhe qeliza staminale nga kordoni i kërthizës. Qelizat staminale të rritura mund të transformohen në lloje të ndryshme qelizash dhe mund të grupohen.

Qeliza staminale të palcës së kockës

Shumë vite, këto qeliza staminale kanë qenë burim i preferuar për transplantimin. Me zbulimin e qelizave staminale, mjekësisë iu ofruan shumë më tepër mundësi dhe sot, këto qeliza staminale janë bazë për trajtim të sëmundjeve të rënda. Procesi i marrjes së qelizave staminale nga palca e kockës është shumë i dhimbshëm dhe shpesh i lidhur me operacionin. Këto qeliza staminale, duke patur parasysh që merren nga njeri i rritur, janë më të vjetra dhe shumë më pak vitale.

Qelizat staminale të kordonit të kërthizës

Qelizat staminale nga gjaku i kordonit të kërthizës – “neonatale” shpesh quhen edhe paraardhëse të qelizave staminale të rritura. Vetëm në gjakun e kordonit të kërthizës gjenden këto qeliza të cilat nuk kanë kaluar ende procesin e mplakjes si qeliza staminale të palcës së kockës, dhe me vetë këtë kanë shumë më tepër aftësi krijimi të indeve të ndryshme njerëzore.

Në gjakun e kordonit të kërthizës gjenden:  

  • qelizat staminale hematopoetike - HSC –këto qeliza formojnë qeliza gjaku dhe qeliza të sistemit imunitar
  • qelizat staminale mezenkimale - MSC –këto qeliza kanë aftësinë e krijimit të qelizës së indit të kockës, të qelizës së kërcit dhe të qelizës së indit dhjamor
  • qelizat staminale me aftësi të ngjashme me embrionalet – VSEL – zbulimi i këtyre qelizave ka hapur mundësi të reja për të ardhmen e mjekësisë; këto qeliza të cilat ndodhen në gjakun e kordonit të kërthizës, sipas karakteristikave janë më të ngjashme me ato embrionale, dmth transformohen në çfarëdo tipi qelize dhe indi në trup.
  • Qeliza staminale somatike të pakufizuara - USSC