Karakteristikat e qelizave staminale

Thesari në gjakun e kordonit të kërthizës

Qelizat staminale mund t’i gjejmë në të gjithë indet e njeriut të rritur por ato sikurse edhe qelizat e tjera me vitet mplaken, ndryshojnë, dhe bëhen më pak vitale dhe cilësore. Për shkak të kësaj ato nuk janë njësoj të forta, nuk kanë të njejtën aftësi ndarje dhe vitaliteti si të rejat – si ato që janë vetëm nëntë muaj – qeliza staminale të gjakut të kordonit të kërthizës.

5 karakteristikat bazë të qelizave staminale të gjakut të kordonit të kërthizës.

  1. Qelizat staminale kanë aftësinë të kalojnë përmes cikleve të ndarjes së qelizës, dhe të ruajnë gjendje të padiferencuar.
  2. Duke marrë parasysh që merren në lindje, ato nuk kanë kaluar nëpër procesin e plakjes së njeriut. Gjithsej janë të moshës 9 muajshe dhe janë mbrojtur nga çfarëdo lloj ndikimi i jashtëm. Me këtë, ato sigurojnë mjekim shumë të shpejtë.
  3. Ato “dinë” të gjejnë qelizat e sëmura dhe indet e trupit dhe nisin procesin e mjekimit. Ato kanë potencial të pakufijshëm diferencimi në tipa të ndryshëm qelizash të personit të rritur.
  4. Me tipin primar të qelizave staminale të gjakut të kordonit të kërthizës mund të shërohen shumë sëmundje të rrezikshme për jetën.
  5. Gjaku i kordonit të kërthizës së bebit Tuaj ka avantazh unikal në raport me qelizat staminale të palcës së kockës. Ato janë më të reja, shumë më vitale dhe nuk i janë ekspozuar faktorëve të ambientit. Kështu, ruajtjen e gjakut të kordonit të kërthizës së bebit Tuaj mund ta bëni vetëm një herë në jetë – në lindje.