Çfarë janë Qelizat Staminale?

Unike në Mjekësi

Në formimin dhe aktivitetin e trupit tonë marrin pjesë disa milionë qeliza. Të gjitha ato kanë funksionin dhe rolin e tyre, dmth janë specializuar për funksionimin e pjesës përkatëse të organizmit. Pikërisht prej kësaj dallohen qelizat staminale nga qelizat e tjera të trupit. Ato janë të padiferencuara dhe mund të transformohen në çfarëdo lloj tjetër qelizash në organizëm që është shkatërruar gjatë procesit të mplakjes, sëmundjes, lëndimit etj. Ato janë burim i të gjithë qelizave të trupit, ndërsa kjo aftësi rigjeneruese e indeve të dëmtuar i bën ato unike në mjekësi.

Thesar nga gjaku i kordonit të kërthizës

Trupi i të porsalindurit është i pasur me qeliza staminale të vlefshme, potente, vitale. Gjatë nëntë muajve ato janë planizuar dhe kanë ndërtuar trupin e qënies njerëzore të re. Dhe më vonë gjatë jetës ato ndihmojnë që mbahet mekanizmi i rigjenerimit të organizmit. Në momentin e lindjes, shumë prej këtyre qelizash tepër të vlefshme ndodhen në gjakun e kordonit të kërthizës, të cilin mjeku pas prerjes e mban në duart e tij.

Si pronar i mostrës së tij të qelizave staminale, fëmija Juaj mund të ketë përfitime nga përparimi i mjekësisë në fushën e qelizave staminale dhe në rast nevoje të marrë menjëherë qeliza staminale te krahasueshme, të reja të pandryshuara dhe potente.

Tek ne gjithnjë ruhet i tërë kordoni kërthizor, pa heqje të komponenteve të veçantë. Në këtë mënyrë nuk lejojme humbjen e qelizave, të cilat janë të rëndësishme për terapi.

Ky është vetëm një shembull që tregon me sa vëmendje dhe përgjegjësi veprojmë ne me gjakun e çmuar të kordonit të kërthizës të fëmijës tuaj. Me ndihmën e një sistemi gjithëpërfshirës, ne bëjmë llogari që fëmijës tuaj në rast nevoje edhe pas disa dekadash t’i vihet në dispozicion mostër e implementueshme e gjakut të kordonit këthizor.

Qelizat staminale 

Qelizat staminale janë të padiferencuara. Ato mund të transformohen në tipe të ndryshme qelizash në organizëm.

Në gjakun e kordonit kërthizor gjenden:

  • HSC –Qeliza staminale hematopoetike 
  • MSC - Qeliza staminale mezenkimale 
  • VSEL - Qeliza staminale embrionale 
  • USSC –Qeliza somatike të pakufizuara

Karakteristikat e qelizave staminale të gjakut të kordonit të kërthizës

  • Vetë-rigjenerohen
  • Të reja
  • inteligjente
  • të fuqishme
  • unikale