Pyetje dhe përgjigje: Pse t’i ruajmë qelizat staminale?

Çfarë përfiton fëmija im në qoftë se ruajmë gjakun nga kordoni kërthizor?

Gjaku i kordonit kërthizor u ofron Juve dhe fëmijës Tuaj mundësi të reja parandaluese. Aktualisht po studiohet terapia për trajtim të sëmundjeve tipike të cilat vijnë me vitet sikurse janë infarkti, goditja në tru, arterioskleroza ose diabeti. Në qoftë se ruani te depozituar gjakun e kordonit kërthizor të fëmijës tuaj, do të mësoni se qelizat staminale do të jenë aty kur të jenë të nevojshme dhe do t’i sigurojë një mundësi të hapur mjekimi – pavarërisht nga mosha.

A mund të përdoren qelizat staminale edhe nga prindërit dhe nga vëllai ose motra?

Në princip, po. Këtu është me rëndësi kyce që të përputhen karakteristikat e indit. I ngjashëm është rasti i dhurimit të organit. Vetëm në qoftë se karakteristikat e indit të dhuruesit dhe të marrësit përputhen, atëherë edhe pas transplantimit nuk do të ndodhin reaksione të rrezikshme të mospranimit të transplantit. Probabiliteti që gjaku i kordonit të kërthizës do t’i korrespondojë edhe prindërve është 50%. Përfundimisht ka shanse më të mira për përdorimin e kampionit nga vëllai ose motra. Këtu probabiliteti shkon edhe deri 80%. Në rast implementimi të kampionit për familjen, Bio Save merr përsipër konfirmimin e domosdoshëm të tipizimit HLA. 

Për çfarë arsye mjeku im është skeptik kur është fjala për ruajtjen e depozituar të gjakut të kordonit të kërthizës?

Bio Save në biseda të drejtpërdrejta ka konstatuar që mjekët në fakt nuk janë përgjithësisht skeptik ndaj temës së ruajtjes së gjakut të kordonit kërthizor. Mjekët, për më tepër janë qartazi kurreshtarë dhe dëshirojnë që të informohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar për këtë. Ndërsa, ka dalë që mjekët fillimisht skeptik, pas bisedës me specialistët ose pas leksionit edukativ janë bërë shumë më të hapur dhe të disponueshëm për këtë temë. Në qoftë se mendoni që mjeku Juaj dëshiron të dijë më shumë, ne me kënaqësi do t’i ofrojmë informacionet aktuale mbi temën e depozitimit për ruajtje dhe përdorimit të qelizave staminale.

A janë përdorur tashmë qelizat staminale të gjakut të kordonit të kërthizës?

Po, mijëra herë. Në Japoni dhe SHBA, të cilët janë duke udhëhequr këtë fushë, sot përdoret edhe më shpesh gjaku i kordonit të kërthizës se sa palca e kockës. Për shembull mjekohen karcinomat, sëmundjet e metabolizmit, si dhe dëmtimet e trurit. Mjekët në të gjithë botën, duke përdorur gjakun e kordonit të kërthizës tashmë e kanë vërtetuar cilësinë tonë.

Për çfarë arsye qelizat staminale kanë qenë zgjedhja e parë?

Trupi mund të pranojë optimalisht qelizat e veta staminale si edhe qelizat e reja të përftuara prej tyre. Qelizat e huaja staminale kanë karakteristika të ndryshme dhe për shkak të kësaj shkaktojnë gjithnjë reaksionin e refuzimit të transplantit. Kur e lejon terapia, gjithnjë preferohen qelizat e veta staminale. Përjashtim bën zbatimi në mjekimin e leuçemisë. Këtu dëshirohet më shumë të përdoret kampion i krahasueshem i qelizave staminale nga dhurues familjar, sepse aty është shansi  më i madh për karakteristika të krahasueshme të indit. Bashkë me qelizat staminale, tek pacienti transmetohet edhe sistem imunitar i shëndetshëm. Sistemi i ri mbrojtës sulmon dhe asgjëson madje edhe qeliza të veçanta të sëmura që kanë mbetur.

Çfarë mund të bëjë gjaku i kërthizës të cilën palca e kockës nuk mund ta bëjë?

Suksesi i trajtimit përfundimisht varet nga mosha e qelizave staminale. Sa më të reja të jenë, aq më shumë mund të bëjnë qelizat staminale. Kërkimet e reja tregojnë madje që sëmundjet që vijnë me vitet, le të themi arteroskleroza, manifestohet kur qelizat staminale të pacientit të goditur janë bërë të vjetra për të riparuar dëmtimin. Për këtë shkak dhurues të palcës së kockës mund të jenë vetëm njerëz të moshave midis 25 dhe 45 vjeç.

A është e komplikuar marrja e gjakut nga kordoni kërthizor?

Jo, përkundrazi. Pikërisht metoda e thjeshtë dhe e parrezikshme e marrjes së gjakut nga kordoni e bën atë kaq burim interesant të qelizave staminale. Kur lind fëmija Juaj dhe kur pritet kordoni kërthizës, gjaku merret nga kordoni kërthizor i cili është ende i lidhur me plaçentën. Nëna dhe fëmija nuk ndiejnë asgjë nga kjo.

A mund të merret kudo gjaku i kordonit kërthizor?

Bio Save në Tiranë ka kryer trajnim dhe gjithashtu disponojmë të gjithë mjetet e përshtatshme përkatëse të shërbimeve kompetente. Për këtë, deri ne fund të vitit 2018 , në të gjithë maternitetet do të jetë e mundur marrja e gjakut nga kordoni kërthizor, sepse Bio Save në 100% të materniteteve në Shqipëri do të kryejë trajnim me personelin mjeksor.

Çfarë bëhet kur fëmijës tim i nevojiten qeliza staminale?

BioKryo disponon labaratorët e tij të cilët punojnë çdo ditë si dhe korierë të besueshëm, të cilët janë në dispozicion 24 orë në ditë. Në qoftë se duhet të reagohet shpejt, BioKryo sjell qelizat staminale në afatin më të shkurtër në cilëndo klinikë në Evropë – natyrisht pasi gjaku i kordonit të kërthizës i nënshtrohet edhe një herë testeve të detajuar të kontrollit. Në shumicën e rasteve, kur ka lindur nevoja për përdorimin e mostrës së ruajtur në BioKryo, grupi i specialistëve BioKryo, për disa muaj më parë ka qenë në kontakt me prindërit dhe mjekët, para se të caktohet afati kohor për transplantimin e qelizave staminale.

A do të jetë e preferuar mostra e qelizave staminale të gjakut të kordonit të kërthizës për mjekim edhe kur fëmija të rritet?

Në përgjithësi, edhe të rriturit mund të trajtohen me gjakun e kërthizës. Tek pacientët e rritur, arrin sukses çdo i treti transplantim. Pas marrjes së gjakut nga kordoni i kërthizës, përcaktohet në detaje numri i qelizave në kampion. Por, edhe në rastin kur ky numër nuk është optimal për personin e rritur, ka paraqitje të mirë për mjekim të suksesshëm, sepse metodat e reja mundësojnë shumimin e qelizave staminale. Aktualisht, këto metoda ende nuk zbatohen ndaj njerëzve, megjithatë, kur fëmija juaj të jetë rritur, kjo do të jetë rutinë.