STRATIPHARM

Çdo njeri është unik – si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Ndryshimet individuale kanë ndikim të madh ndaj veprimit të medikamenteve. Medikamentet standard në dozë të zakonshme nuk u ndihmojnë të gjithëve dhe në të njejtën mënyrë.

Veprimi i padëshiruar, doza e gabuar dhe mosefikasiteti i medikamenteve janë një çfaqje shumë e shpeshtë. Për disa medikamente ndodh deri në 50% të pacientëve.

Për të qenurit tanë unik dhe të ndryshëm kanë meritë gjenet tona. Dhe pikërisht gjenet kanë ndikim nëse trupi ynë do të mundë të shpërbëjë substanca të caktuara aktive të medikamenteve dhe në ç’mënyrë. Me ndihmën e testit STRATIPHARM do të përftoni informacion të çmuar për fëmijën tuaj nëse i përgjigjen afro 300 medikamente dhe në çfarë doze.

Në këtë mënyrë:

  • Mund të shmanget veprimi i padëshiruar i medikamentit
  • Mund të përshtatet individualisht doza e medikamentit
  • Mund të minimizohet veprimi padëshiruar i medikamentit 

Efikasiteti i medikamentit

Përpara se një medikament të realizojë veprim të padëshiruar, në trup zhvillohen procese të ndryshme.

  • Pas gëlltitjes së tabletës ose kapsulës substanca active e medikamentit çlirohet dhe përfundon në gjak.
  • Nëpërmjet gjakut ajo qarkullon nëpër trup dhe krahas të tjerave, përfundon në mëlçi. Mëlçia merr përsipër rolin thelbësor në metabolizimin e substancës aktive.
  • Në mëlci medikamenti shpërbëhet, për tu larguar përsëri nga trupi. 

Tipe të ndryshme metabolizmi

Në përgjithësi, nuk dihet aty për aty në cilën mënyrë dhe sa shpejt vepron njëmedikament tek pacienti. Kjo duhet provuar. Sepse, për shumicën e gjendjeve, ka pothuaj gjithnjë disa opsione terapie. Kështu, në përgjithësi pas një kohe të caktuar konstatohet nëse një medikament ka vepruar në të vërtetë tek pacienti.

personalizovano-uzimanje-lekova.jpeg

Se si do të absorbojë trupi i pacientit substanca aktive të caktuara do të varet në radhë të parë nga enzimat, të cilat tek çdo pacient janë individuale. Enzimat e mëlçisë janë kryesore në përpunimin e medikamentit. Ato janë të rëndësishme për efikasiteitin, por edhe për veprimin e padëshiruar, si edhe për veprimin në kombinim me medikamentet e tjera. Për këtë arsye, dy njerëz mund të reagojnë krejt ndryshe ndaj të njejtit medikament.

Çfarë është STRATIPHARM?

Në qoftë se vendosni që në lindje të ruani gjakun nga kordoni i kërthizës së fëmijës tuaj, nga ky gjak do të merrej një kampion krejt i vogël, i cili është i mjaftueshëm për analizën gjenetike STRATIPHARM.

Në bazë të kësaj analize STRATIPHARM përcakton profilin e personalizuar gjenetik të fëmijës Tuaj ndaj afro 300 medikamenteve.

Do të merrni një listë të saktë të medikamenteve të cilat fëmija juaj gjatë gjithë jetës mund t’i konsiderojë të padëshiruara. Me ndihmën e saj, mjeku mund të caktojë medikamentin përkatës dhe dozën në lidhje me profilin gjenetik të fëmijës Tuaj.

Në qoftë se analizën e bëni më vonë, kjo analizë unike gjenetike labaratorike do të realizohet me ndihmën e strishos së zakonshme nga mukoza e gojës.

Testimi i medikamenteve dhe ekspozimi i rreziqeve që mbart ajo me vete do të harrohen.

Për më shumë informacion, na kontaktoni lirisht nëpërmjet telefonit 04/631 56 78 ose 068/40 29 253.