BioSave&me Platforma

Për kryerjen e një menaxhimi të qëndrueshëm të kompanisë, Bio Save në vijimësi po vazhdon të zgjerojë dhe optimizojë ofrimin e shërbimeve të tij. Mundësia më e re dhe unike e cila tani është në dispozicion të klientëve tanë është platforma BioSave&me.

Aplikacioni BioSave&me u destinohet prindërve për ndjekjen e kampionit të gjakut në kordonin e kërthizës në të gjithë fazat: nga lindja, marrja e kampionit në laboratorin e bankës së qelizave staminale në Gjermani deri në testimin e gjakut të kordonit të kërthizës dhe lëshimin e çertifikatës. Këto janë disa nga fazat deri në gjithsej 10. Kështu, prindërit në çdo moment mund të verifikojnë kur është marrë kampioni i fëmijës së tyre në laborator, a janë duke u zhvilluar analizat ose kur është gati certifikata për vendosjen në ruajtje.

Gjithçka është kaq e thjeshtë, mjafton që të hyni me adresën tuaj të emailit që është regjistruar në sistemin Bio Save. Pastaj fusni vetë shifrën tuaj unike dhe do të keni akses në mostrën tuaj.

Mos kini shqetësim.

Jemi të përkushtuar i Juaji Bio Save