nutriGen

Për shëndetin tuaj dhe për atë që e bën atë të thjeshtë tani mund të zbuloni më shumë se sa keni menduar ndonjëherë.

Për rënien në peshë nuk ka qasje universale të personit.

T’i përmbahesh regjimit të të ushqyerit të dikujt që mund por edhe nuk duhet t’Ju përgjigjet, mund të jetë shumë e mundimshme, si nga ana shpirtërore, ashtu edhe fizike.

Me ndihmën e testit nutricionist  nutriGen, mjeku Juaj do të mund t’Ju ofrojë këshillat përkatëse për humbjen në peshë, si dhe të bëjë planin për rregullimin e peshës – plan i cili ju përshtatet Juve si individ duke u bazuar në gjenetikën Tuaj.

nutrigen-test-gojaznost-u-trudnoci.jpeg

nutriGen

  • Ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për humbjen në peshë pas lindjes
  • Ndihmon në identifikimin e zakoneve në të ushqyer të cilat duhet të ndryshohen
  • Ofron informacione me qëllim të promovimit të përmirësimit të shëndetit në përgjithësi, si dhe të mënyrës së shëndetshme të jetesës
  • Merret kampioni i pështymës – nuk është nevoja të merret gjak

Studimet klinike janë paraqitur për persona të cilët u përmbahen dietave që kanë përputhshmëri me gjenetikën për humbjen më të lehtë në peshë.

Me testin nutriGen do të keni panoramë të plotë për këtë shëndet dhe përfundimisht do të keni mundësinë të arrini peshën e dëshiruar, do të nxitni një gjendje shëndetsore potenciale, si dhe do të arrini të keni informacione të qenësishme, të themi, për atë se cilët ilaçe do të përgjigjeshin për Ju dhe cilët jo.

nutriGen ofron këto informacione: 

Për peshën dhe dietat

Ndaj peshës Tuaj mund të ndikojnë shumë gene. Mënyra se si hamë dhe mënyra se si trupi ynë e përpunon ushqimin,  si rezultat i kësaj edhe shëndeti ynë është i lidhur me gjenetikën tonë.

Mbi faktorin metabolik të shëndetit

Shëndoshja lidhet me shumë gjendje shëndetsore. Shëndoshja ka ndikim negativ  ndaj metabolizmit, ndërsa personat e shëndoshë shpesh kanë nivel të ulët të kolesterolit HDL dhe nivel të rritur të kolesterolit LDL, si dhe sheqer të rritur në gjak dhe trigliceride.

Mbi zakonet në të ushqyerin

Zakonet në të ushqyer mund të kenë të kenë po aq ndikim ndaj shëndetit Tuaj sa edhe dieta Juaj. Disa zakone në të ushqyer fitohen me kohën, ndërsa disa janë të kushtëzuar nga gjenetika.

Mbi gjendjen shëndetsore

Pesha është direkt e lidhur me një numër gjendjesh shëndetsore, nga të cilat disa mund të jenë të parandaluar me dietën përkatëse, ushqimin dhe ushtrimet fizike. 

Mbi reagimin e trupit ndaj aktivitetit fizik

Prej kohësh është e njohur që ushtrimet fizike kanë ndikim ndaj shëndetit. Shumë studime tregojnë mbi lidhjen e gjenetikës dhe ushtrimeve fizike. Genet Tuaja mund të ndikojnë ndaj shëndetit Tuaj për humbjen e peshës, rregullimin e nivelit të kolesterolit dhe të ndikimeve të tjera pozitive që aktiviteti fizik mund të ketë ndaj shëndetit Tuaj.

Mbi problemet me të ushqyerit

Vitaminat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shëndetit Tuaj. Testi ynë analizon shënuesit gjenetik që çojnë në lidhje me predispozicionin Tuaj që të keni nivel më të ulët të antioksidantëve të caktuar dhe materialeve ushqimore.

Reaksioni ndaj medikamenteve

Sikurse çdo individ ëshët i veçantë, kështu edhe çdo medikament mund të ketë fuqi veprimi të ndryshme, si dhe veprime të të ndryshme të padëshiruara për çdo pacient. Testi gjenetik do t’i tregojë mjekut Tuaj nëse keni predispozicion për reaksione negative ndaj njëmedikamenti të caktuar.