Shkencëtarët janë të gatshëm që të mjekojnë sëmundjen Parkinson me qeliza staminale

Shkencëtarët përdorën me sukses qeliza staminale “të riprogramuara” për kthimin e qelizave funksionale të trurit tek majmuni, që jep shpresë që kjo teknikë mund të përdoret në të ardhmen për të ndihmuar pacientë të sëmurë nga sëmundja Parkinson.


Duke qenë se sëmundja Parkinson shkakton zhdukjen e qelizave kyçe të trurit të cilat prodhojnë dopamine, shkencëtarët prej kohësh shpresojnë që me ndihmën e qelizave staminale do të arrijnë të kthejnë prodhimin normal të këtij neutrotransmetuesi.

parkinosnova bolest_maticne celije.jpeg
Tani për herë të parë shkencëtarët japonezë kanë treguar që qelizat staminale (iPS) pluripotente të induktuara mund të përdorin me siguri dhe efikasitet për mjekimin e primatëve me simptomën e sëmundjes Parkinson.

Ky është një kërkim shumë premtues që tregon se terapia e sigurtë dhe me efikasitet të lartë me qeliza për sëmundjen Parkinson mund të kryhet në laborator”, ka thënë Tilo Kunat nga Qendra MRC për mjekësinë rigjenerative të Universitetit në Edinburg, i cili ka qenë i përfshirë në kërkim.

Të ashtuquajturat qeliza iPS janë riprogramuar kryesisht nga qeliza njerëzore të lëkurës në qeliza që kanë potencial si ato embrionale që mund të bëhen çfarëdo qelize në trup, në këtë rast qeliza në tru të cilat prodhojnë dopamine.

Shkencëtarët e Universitetit në Kjota, liderit botëror në teknologjinë iPS, kanë deklaruar që eksperimenti i tyre jep shenja që kjo qasje mund të përdorej për mjekim klinik të njerëzve të sëmurë nga sëmundja Parkinson.
parkinsonova bolest_lecenje maticnim celijama.jpeg
Përveç rritjes së prodhimit të dopaminës, testet kanë treguar përmirësim në lëvizje tek majmuni, dhe të paktën dy vjet atij nuk iu çfaqën tumore në tru, të cilët mund të çfaqeshin si efekt anësor i injektimit të qelizave staminale.

Shkencëtarët shpresojnë që testimi klinik tek njerëzit të fillojë deri në fund të vitit 2018.

 

Burimi:  https://qz.com/